Global III
Tiranë, AL

Zhvillim në karrierë, integrim më i lehtë dhe miqësi që i qëndrojnë kohës — të gjitha brenda një komuniteti që flet gjuhën tënde.

18-20 Shtator 2026

Illyrian Brains · një rrjet, kudo në botë

E premte18 Shtator

Mbrëmja e mirëseardhjes

Hapja joformale e IB Global, krijuar për takimet e para, prezantimet dhe njohjen mes pjesëmarrësve.

19:00–22:00

HappyHour i përbashkët

Coolab

Një mjedis i hapur për t’u prezantuar, për të takuar anëtarët e rinj dhe për të nisur fundjavën me komunitetin.

  • Mirëseardhja
  • Prezantime të shkurtra
  • Biseda të lira
Pjesëtarë të komunitetit gjatë një mbrëmjeje të Illyrian Brains

E shtunë19 Shtator

Rrjeti, vizioni dhe bashkëpunimi

Një ditë e strukturuar nga puna e Asamblesë te eventi kryesor dhe bisedat që vazhdojnë gjatë mbrëmjes.

10:00–14:00

Takimi i Asamblesë ↗

DuaVetëm organizatorët

Sesioni i brendshëm i punës ku organizatorët përcaktojnë prioritetet, përgjegjësitë dhe hapat e ardhshëm të rrjetit.

  • Përditësimi nga Bordi
  • Raportimi i qyteteve
  • Iniciativat dhe vendimet
Pamje nga takimi i asamblesë
18:00–19:30

Zhvillimi i rrjeteve profesionale

Dua

Një sesion publik në DUA me katër të ftuar që sjellin këndvështrimet e tyre mbi diasporën, komunikimin dhe zhvillimin teknologjik të rajonit.

  • Leuarta GjidodainPresidente e ZASMŽ dhe BalkivaDiaspora shqiptare në Kroaci: si ruhet identiteti ndër breza, si ndërtohen komunitete larg vendit të origjinës dhe si kthehet diaspora në urë mes kulturës, profesionistëve dhe rajonit.
  • Endri NdoniinManaging Partner, AIMS International Albania & Kosovo · Themelues i Toastmasters TiranaFuqia e komunikimit dhe e komunitetit: çfarë mund të mësojmë nga Toastmasters dhe një rrjet global me mbi 100 vjet histori për të ndërtuar rrjete më të forta e me ndikim.
  • Shpend LilainManager, Innovation Centre KosovoÇfarë roli mund të luajmë ne — si profesionistë, rrjet dhe diasporë — për ta kthyer dijen, eksperiencën dhe lidhjet në kontribut konkret për zhvillimin teknologjik të rajonit.
  • Endri BashainThemelues i Illyrian Brains · Sociolog · Kontribues për IB MilanoTre ditë për të takuar njerëz nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, për të ndarë ide e histori dhe për të folur jo vetëm për atë që jemi, por për atë që mund të ndërtojmë së bashku. Unë dhe i gjithë ekipi i Illyrian Brains ju presim në Tiranë!
Pamje nga zhvillimi i rrjeteve profesionale
19:30 e tutje

Networking dhe mbrëmje e lirë

Oborri

Mbrëmja përmbyllëse te Oborri krijon hapësirë për biseda, lidhje të reja dhe mundësi konkrete bashkëpunimi.

  • Darkë bufe
  • Njohje dhe diskutime
  • Muzikë dhe komunitet
  • Tomorr KokonaCreative Leadership, Stage Talent AcademyNjë perspektivë ndryshe mbi lidershipin, zhvillimin personal dhe identitetin — këtë herë përmes teatrit. Me Tomorr Kokonën eksplorojmë prezencën dhe komunikimin si elemente kyçe të lidershipit, si dhe rolin e diasporës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, nga kujtesa në veprim.
Pamje nga networking dhe mbrëmje e lirë

E diel20 Shtator

Punëtori dhe ligjërata

Takime tematike në Dua, me fokus te shkëmbimi i ekspertizës, diskutimi i sfidave dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja.

Ndani ekspertizën tuajPropozoni një sesion
0110:00–10:45

Projektet e Illyrian Brains

DuaIB-ProjekteSalla kryesore

Një përmbledhje e projekteve kryesore të rrjetit — nga ku nisën te ku janë sot dhe si mund të kontribuojë komuniteti.

  • Mentoring
  • Atlas
  • Heritage
Pjesëmarrës gjatë një punëtorie të Illyrian Brains
0210:45–11:30

Siguria nga zjarri në ndërtesa banimi

DuaIB-Arch Eng ConstructionSalla kryesore

Një krahasim praktik i standardeve dhe masave të sigurisë nga zjarri në ndërtesat e banimit, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

  • Standardet në Mbretërinë e Bashkuar
  • Situata në Shqipëri
  • Praktika dhe rekomandime
KMMe Klaudia Meta
Profesionistë gjatë një takimi të Illyrian Brains
15 minPushimKafe · Biseda të lira
0311:45–12:30

Lightning Talks

DuaIB-TalksSalla kryesore

  • NEET: të rinjtë që nuk studiojnë dhe nuk punojnë, përtej etiketave — Endri Basha
  • Exposure: Building an Exposure Model for Albania — Doren Calliku
  • Homelab: Setting up a homelab — Dorian Osmani
  • AI: Inteligjenca artificiale — Për t’u konfirmuar
Folës gjatë një prezantimi të Illyrian Brains
0412:30–13:30

Natyra, trashëgimia dhe diaspora

DuaLigjëratëSalla kryesore

Një bisedë mbi marrëdhënien mes natyrës, përvojës së diasporës dhe formave të protestës e angazhimit qytetar.

  • Besjana GuriinDrejtuese e shoqatës LUMINga fushata «Save the Blue Heart of Europe» te shpallja e Vjosës si Park Kombëtar i Lumit të Egër në mars 2023 dhe Çmimi Goldman për Mjedisin 2025 — një rrugëtim mbi si komunitetet, gratë dhe të rinjtë bëhen forca kryesore për mbrojtjen e lumenjve. Sot drejton Qendrën LUMI, themeluar për ta çuar këtë punë më tej.
  • Gëzim ShuliinDrejtor Ekzekutiv i AlbNatyraPërvoja e AlbNatyra në Elbasan e Librazhd: nga monitorimi i faunës dhe mbrojtja e habitateve të specieve të rrezikuara te zhvillimi i turizmit të natyrës dhe edukimi mjedisor. Si ruajtja e biodiversitetit dhe angazhimi i të rinjve krijojnë mundësi reale për komunitetet lokale.
  • Oljam DervishiinDrejtues i shoqatës RESUNga inxhinieria agro-mjedisore te themelimi i RESU në 2022, së bashku me katër të rinj të tjerë të rikthyer në Shqipëri: përmes programit «River of People» punon për mbrojtjen e lumenjve dhe fuqizimin e komuniteteve. Kontribut i vlerësuar në 2025 me çmimin «Green Activist».
  • Doren CallikuinKryetar i Bordit, Illyrian BrainsOpen data dhe open-source si infrastrukturë e përbashkët: si OJF-të që punojnë drejt qëllimeve të njëjta mund të ndajnë të dhëna dhe mjete teknologjike, duke e bërë punën e secilit organizëm më efikase dhe me ndikim më të madh.
Manastiri i Zvërnecit në Lagunën e NartësPudelek (Marcin Szala) · CC BY-SA 3.0

Tiranë

Tri vende, një eksperiencë

DUA dhe Oborri janë përballë njëri-tjetrit, ndërsa Coolab pret mbrëmjen e premte — tri hapësira që e mbajnë programin e lidhur dhe të lehtë për t’u ndjekur.

Coolab

Hapësira ku fillon fundjava e IB Global — takimet e para, prezantimet dhe njohja mes pjesëmarrësve.

E premte · 19:00–22:00
Hape në hartë ↗
DUA

Hapësira kryesore e IB Global për takimet, prezantimet dhe sesionet profesionale.

E shtunë · 10:00–14:00E shtunë · 18:00–19:30E diel · 10:00–13:30
Hape në hartë ↗
Oborri

Ambienti përballë DUA ku komuniteti mblidhet për biseda më të lira, njohje dhe darkë.

E shtunë · 19:30 e tutje
Hape në hartë ↗

Rrjeti Illyrian Brains

Besuar nga mijëra profesionistë në mbarë botën.

Prej vitesh, takimet e IB krijojnë hapësira ku shqiptarët njihen, mblidhen dhe shkëmbejnë dije. Organizatorët dhe komunitetet lokale e mbajnë këtë rrjet në lëvizje.

50+Qytete me evente
500+Evente dhe Happy Hours
5000+Pjesëmarrës
100+Mikro-komunitete

Komuniteti

Qytetet e rrjetit.

Një pamje e qyteteve nga vijnë njerëzit e komunitetit tonë dhe profesionistët që do t’i bashkohen IB Global në Tiranë.

Partneritetet

Partneritet që
krijon vlerë.

Bashkëpunojmë me kompani dhe organizata që duan të lidhen me profesionistë shqiptarë, të ndajnë ekspertizën e tyre dhe të krijojnë mundësi me ndikim afatgjatë.

Na shkruani
01

Gjeni kontakte

Njihuni me njerëz të rinj dhe hapni mundësi për bashkëpunime të vlefshme.

02

Zhvilloni rrjetin

Takoni profesionistë, sipërmarrës dhe organizatorë nga rrjeti shqiptar në botë.

03

Mbështetni komunitetin

Ndihmoni që më shumë dije, ide dhe mundësi të kthehen në bashkëpunime me vlerë.

Partnerët tanë do t’i prezantojmë së shpejti.

REGJISTRIMI

Rezervo vendin tënd në IB Global.

Tri ditë për t’u ritakuar, për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar bashkë hapin e radhës të komunitetit.

Kur18-20 Shtator 2026
KuTiranë, Shqipëri
PërfshinProgramin e plotë

Paguaj dhe konfirmo vendin

Pagesë e sigurt përmes Stripe. Email-i juaj do të përdoret për konfirmimin e regjistrimit.