Global III
Tiranë, AL

Zhvillim në karrierë, integrim më i lehtë dhe miqësi që i qëndrojnë kohës — të gjitha brenda një komuniteti që flet gjuhën tënde.

18-20 Shtator 2026

Illyrian Brains · një rrjet, kudo në botë

E premte18 Shtator

Mbrëmja e mirëseardhjes

Hapja joformale e IB Global, krijuar për takimet e para, prezantimet dhe njohjen mes pjesëmarrësve.

MbrëmjeDua

HappyHour i përbashkët

Një mjedis i hapur për t’u prezantuar, për të takuar anëtarët e rinj dhe për të nisur fundjavën me komunitetin.

  • Mirëseardhja
  • Prezantime të shkurtra
  • Biseda të lira
Pjesëtarë të komunitetit gjatë një mbrëmjeje të Illyrian BrainsAnëtarë të rrjetit duke biseduar gjatë një eventiPjesëmarrës të Illyrian Brains të mbledhur së bashku

E shtunë19 Shtator

Rrjeti, vizioni dhe bashkëpunimi

Një ditë e strukturuar nga puna e Asamblesë te eventi kryesor dhe bisedat që vazhdojnë gjatë mbrëmjes.

10:00–14:00

Takimi i Asamblesë ↗

Vetëm organizatorët

Sesioni i brendshëm i punës ku organizatorët përcaktojnë prioritetet, përgjegjësitë dhe hapat e ardhshëm të rrjetit.

  • Përditësimi nga Bordi
  • Raportimi i qyteteve
  • Iniciativat dhe vendimet
Pamje nga takimi i asamblesë
18:00–19:30Dua

Eventi me të ftuar

Një sesion publik në DUA kushtuar vizionit, zhvillimit dhe produktit të Illyrian Brains, me një folës të ftuar.

  • Hapja e eventit
  • Fjala kryesore
  • Vizioni dhe produkti i IB
Pamje nga eventi me të ftuar
19:30 e tutjeOborri

Networking dhe mbrëmje e lirë

Mbrëmja përmbyllëse te Oborri krijon hapësirë për biseda, lidhje të reja dhe mundësi konkrete bashkëpunimi.

  • Darkë bufe
  • Njohje dhe diskutime
  • Muzikë dhe komunitet
Pamje nga networking dhe mbrëmje e lirë

E diel20 Shtator

Punëtori dhe ligjërata

Takime tematike në Dua, me fokus te shkëmbimi i ekspertizës, diskutimi i sfidave dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja.

Ndani ekspertizën tuajPropozoni një sesion
0110:00–10:45

IB-Healthcare Meetup

IB-HealthcareRoom 1

Një forum pune ku profesionistët shqiptarë të shëndetësisë ndajnë përvoja, sfida dhe mundësi bashkëpunimi.

  • Prezantimi i pjesëmarrësve
  • Sfidat e përbashkëta
  • Hapat e bashkëpunimit
?Me Për t’u konfirmuar
Pjesëmarrës gjatë një punëtorie të Illyrian Brains
0210:00–10:45

IB-Tech Meetup

IB-TechRoom 2

Njё takim joformal për profesionistёt e teknologjisė në rrjetin IB, i fokusuar te njohja, shkėmbimi i ideve dhe krijimi i kontakteve të reja.

  • Njohje mes pjesėmarrėsve
  • Biseda rreth teknologjisė
  • Ndėrtim kontaktesh
?Me Për t’u konfirmuar
Profesionistë gjatë një takimi të Illyrian Brains
15 minPushimKafe · Biseda të lira
0311:00–11:45

Roli i të dhënave të hapura në Shkencë

IB-AkademixRoom 1

Sesioni eksploron si të dhënat e hapura përshpejtojnë kërkimin shkencor, rrisin transparencën dhe nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar.

  • Çfarë janë të dhënat e hapura
  • Përfitimet për kërkimin shkencor
  • Sfida dhe praktika më të mira
?Me Për t’u konfirmuar
Folës gjatë një prezantimi të Illyrian Brains
0411:00–11:45

Siguria nga zjarri në ndërtesa banimi

IB-Arch Eng ConstructionRoom 2

Një krahasim praktik i standardeve dhe masave të sigurisë nga zjarri në ndërtesat e banimit, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

  • Standardet në Mbretёrinė e Bashkuar
  • Situata në Shqipёri
  • Praktika dhe rekomandime
?Me Për t’u konfirmuar
Pjesëmarrës duke biseduar gjatë një takimi të Illyrian Brains
15 minPushimKafe · Biseda të lira
0512:00–12:45

Programim më rezultativ me Vibe Coding

IB-TechRoom 1

Një Coding Sprint praktik, ku pjesëmarrësit shkruajnë kod më shpejt e më efektivisht duke përdorur teknika dhe mjete të "vibe coding".

  • Hyrje në Vibe Coding
  • Sprint kodimi në grupe
  • Prezantimi i rezultateve
?Me Për t’u konfirmuar
Pjesëmarrës gjatë një sesioni pune të Illyrian Brains
0612:00–12:45

Natyra, diaspora dhe protesta

LigjëratëRoom 2

Një bisedë mbi marrëdhënien mes natyrës, përvojës së diasporës dhe formave të protestës e angazhimit qytetar.

  • Natyra dhe hapësira publike
  • Perspektiva e diasporës
  • Protesta dhe angazhimi qytetar
?Me Për t’u konfirmuar
Pjesëmarrës gjatë një punëtorie të Illyrian Brains

Tiranë

Dy vende, një eksperiencë

DUA dhe Oborri janë përballë njëri-tjetrit, duke e mbajtur programin e fundjavës të lidhur, të afërt dhe të lehtë për t’u ndjekur.

Eventi · Grupet e punësDUA

Hapësira kryesore e IB Global për takimet, prezantimet dhe sesionet profesionale.

E premte · MbrëmjeE shtunë · 10:00–14:00E shtunë · 18:00–19:30E diel · 10:00–12:20
Hape në hartë
Njohje · DarkëOborri

Ambienti përballë DUA ku komuniteti mblidhet për biseda më të lira, njohje dhe darkë.

E shtunë · 19:30 e tutje
Hape në hartë

Rrjeti Illyrian Brains

Besuar nga mijëra profesionistë në mbarë botën.

Prej vitesh, takimet e IB krijojnë hapësira ku shqiptarët njihen, mblidhen dhe shkëmbejnë dije. Organizatorët dhe komunitetet lokale e mbajnë këtë rrjet në lëvizje.

50+Qytete me evente
500+Evente dhe Happy Hours
5000+Pjesëmarrës
100+Mikro-komunitete

Komuniteti

Qytetet e rrjetit.

Një pamje e qyteteve nga vijnë njerëzit e komunitetit tonë dhe profesionistët që do t’i bashkohen IB Global në Tiranë.

Partneritetet

Partneritet që
krijon vlerë.

Bashkëpunojmë me kompani dhe organizata që duan të lidhen me profesionistë shqiptarë, të ndajnë ekspertizën e tyre dhe të krijojnë mundësi me ndikim afatgjatë.

Na shkruani
01

Gjeni kontakte

Njihuni me njerëz të rinj dhe hapni mundësi për bashkëpunime të vlefshme.

02

Zhvilloni rrjetin

Takoni profesionistë, sipërmarrës dhe organizatorë nga rrjeti shqiptar në botë.

03

Mbështetni komunitetin

Ndihmoni që më shumë dije, ide dhe mundësi të kthehen në bashkëpunime me vlerë.

Partnerët tanë do t’i prezantojmë së shpejti.

REGJISTRIMI

Rezervo vendin tënd në IB Global.

Tri ditë për t’u ritakuar, për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar bashkë hapin e radhës të komunitetit.

Kur18-20 Shtator 2026
KuTiranë, Shqipëri
PërfshinProgramin e plotë

Paguaj dhe konfirmo vendin

Pagesë e sigurt përmes Stripe. Email-i juaj do të përdoret për konfirmimin e regjistrimit.